
Waymo, kompania e pare qe do kryeje teste pa shofer
Waymo do të jetë kompania e parë që do të kryejë testet e saj të provës për makinat vetëdrejtuese, pa një shofer sigurie në brendësi të tyre.
Njësia e prodhimit "Waymo" e Alphabet Inc u bë kompania e parë që mori një leje nga shteti i Kalifornisë për të testuar automjetet vetëdrejtuese pa një shofer rezervë në vendin e parë. Autoriteti i transportit rrugor në Kaliforni tha se Waymo i lejohet të përdorë disa prej automjeteve të saj provë pa shoferë rezervë në Santa Clara.
Rreth 60 kompani kanë leje në shtet për të testuar automjetet e tyre autonome pra vetëdrejtuese me kushtin e një shoferi rezervë në brendësi të automjetit, duke përfshirë shumicën e prodhuesve kryesorë të automjeteve së bashku me Apple Inc deri pak kohë më parë. Si pjesë e miratimit të fitimit, Waymo duhet të monitorojë vazhdimisht statusin e automjeteve të testimit dhe të sigurojë komunikim të dyanshëm me udhëtarët, të mbajnë së paku 5 milionë dollarë në sigurime dhe të njoftojnë komunitetet lokale. Leja e Waymos përfshin testimin e automjeteve të saj gjatë ditës dhe natës në rrugët e qytetit, rrugët rurale dhe autostradat me kufijtë e shpejtësisë së lejueshme deri në 65 milje në orë.
Kompania tha se automjetet e saj mund tëpërballojnë në mënyrë të sigurtëditët me shi dhe ushëtimin në kohë me mjergull dhe kushte të vështira atmosferike, dhe testimi në këto kushte është i lejuar."Ne gradualisht do të fillojmë testimin e automjeteve autonome pa shofer në rrugët e qytetit në një territor të kufizuar dhe, me kalimin e kohës, do të zgjerojmë zonën me të cilën ne do të kryejmë testet, ndërsa fitojmë besim dhe përvojë për tu zgjeruar", tha firma. "Kalifornia ka punuar për këtë moment historik për disa vite dhe ne do të vazhdojmë të mbajmë në mend sigurinë e publikut, teksa kjo teknologji evoluon", tha Jean Shiomoto, Drejtor i Departamentit të Automjeteve të Kalifornisë, në një deklaratë.
Kompania tha se do të fillojë testimin e makinave të saj autonome të cilat për herë të parë do të kryhen pa shofer sigurie, në rrugët e qytetit në Silicon Valley dhe do të zgjerohet në zona të tjera pasi të njoftohen komunitetet lokale. Kompania do të fillojë testet me punonjësit e Waymo dhe përfundimisht do të krijojë mundësi për anëtarët e publikut që të përjetojnë këtë teknologji, siç kemi bërë në Arizona me programin e makinave vetëdrejtuese". Në Arizona, Waymo ka kryer disa testime të automjeteve pa shoferë rezervë dhe ka thënë se ka në plan të nisë një shërbim komercial të makinave vetëdrejtuese në vend deri në fund të vitit 2018.
Më të lexuarat








